Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar për ndeshjet e muajit shtator me Zvicrës dhe Rumanisë.
Pas rezultateve zhgënjyese në ndeshjet e fundit, “Dardanët” synojnë të rikthehen në fitore të shtunën, ku përballë do të kenë kombëtaren e Zvicrës në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”, shkruan arbresh.info.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se seanca stërvitore e sotme në kampin Nacional në Hajvali do të jetë e hapur për publikun.
FFK ka ftuar të gjithë tifozët që sot mund të bëjnë fotografi dhe të bashkëbisedojnë me lojtarët e Kombëtares së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot është dita për ta shfaqur dashurinë tuaj ndaj futbollit dhe Kombëtares së Kosovës!
Ora: 17:30 – Vendndodhja: Kampi Nacional në Hajvali
Çfarë ka më të mirë sesa të shikosh talentin dhe pasionin e futbollistëve dardanë në aksion? Stërvitja e sotme do të jetë e hapur për publikun!
Bëhuni pjesë e këtij momenti dhe pasuroni koleksionin tuaj të fotove me idhujt tuaj të futbollit!
Mos harroni të merrni nënshkrimet e futbollistëve të preferuar e të ndani këtë moment të veçantë me ta!
Pa dyshim ky do të jetë një moment i mrekullueshëm që do të mbahet mend për shumë kohë për secilin prej jush!
Të bashkuar në përkrahje të Kombëtares tonë në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.
Shihemi të gjithë sot në Kampin Nacional në Hajvali në orën 17:30! /arbresh.info/
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...