Me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, në Samitin e tetë të 75 vendeve anëtare dhe 104 organizatave të shoqërisë civile, që po mbahet në Talin të Estonisë, Kosova filloi rrugëtimin e saj si anëtare e re e OGP.
Në hapje të Samitit, Kurti iu adresua pjesëmarrësve duke thënë se “Aktivizmi politik më ka mësuar se fuqia e ndryshimit qëndron në duart e qytetarëve. Si lider i tyre, jam i angazhuar që zëri i tyre jo vetëm të dëgjohet por edhe të përfshihet në qeverisje”, përcjell Arbresh.info.
Përveç Kryeministrit Kurti, pjesëmarrësve iu drejtuan edhe Kryeministrja estoneze Kaja Kallas, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, Presdenti i Malaëit Lazarus Chakëera, Presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader dhe Sekretari i OGP, Sanjay Pradhan.
Kjo është organizata e dytë ndërkombëtare ku Kosova anëtarësohet në vitin 2023, pas anëtarësimit në ICMP në muajin korrik, përderisa procesi i anëtarësimit në Këshillit e Evropës po vazhdon me sukses./Arbresh.info
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...