Google ADS

Al Khelaifi dhe Mbappe qetësojnë gjakrat: Futbollist dhe njeri i jashtëzakonshëm

12:43 | 6 Shtator 2023
KRG

Ka më në fund qetësi në kampin e Paris Saint Germain, pasi Kylian Mbappe vendosi të qëndroj në kryeqytetin francez.

Sulmuesi francez fillimisht kërkoi largimin me PSG-në që këmbënguli për ta mbajtur atë në Parc de Princes.

Kishte polemika të shumta mes kampit të Mbappes dhe presidencës së PSG-së, por duket se gjërat tanimë janë rregulluat.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka thënë se Mbappe përveç një futbollist është edhe një njeri i jashtëzakonshëm duke konfirmuar atmosferën e mirë në skuadër.

“Kylian Mbappe është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një njeri fantastik. Skuadra e PSG-së, brenda dhe jashtë fushës nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar dhe mendoj se është parë në ndeshjen e fundit kundër Lyonit”, deklaroi Al Khelaifi.

Mbappe ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2024, por klubi francez dëshiron që t’ia rinovojë atë për ta mbajtur edhe për shumë kohë në radhët e veta.

Nga ana tjetër skuadrat e mëdha evropiane po e monitorojnë situatën e francezit me klubin dhe janë të gatshme për t’i ofruar kontrata multi milionëshe për ta bindur të transferohet verën e vitit 2024 si futbollist i lirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme