Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka pranuar që sanksionet po e dëmtojnë vendin tonë.
Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka thënë se sot është dita e 70-të që Kosova është nën sanksione, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Selmanaj ka thënë se Kurti po e fshehë që Kosova, për herë të parë pas 24 viteve po ndëshkohet nga bota demokratike dhe aleatët e saj.
Postimi i tij:
Dita e 70 nën SANKSIONE!
Më në fund edhe Albin Kurti e pranon që sanksionet po e dëmtojnë Kosovën financiarisht dhe politikisht. Po i dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe bizneset e Kosovës.
Mirëpo ajo çka Kurti po fshehë është se pas 24 viteve Kosova PËR HERË TË PARË, ndëshkohet me sanksione nga bota demokratike dhe aleatët tanë, edhe kjo ndodh për shkak të tij dhe gjatë qeverisjes së tij./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...