Negociatat për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive, tha të martën një zyrtar amerikan dhe paralajmëroi udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un se vendi i tij do të paguajë çmim për furnizimin e Rusisë me armë, që ajo do t’i përdorë në Ukrainë.
Furnizimi me armë për Rusinë “nuk do të reflektojë mirë për Korenë e Veriut dhe ata do të paguajnë një çmim për këtë në komunitetin ndërkombëtar”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.
Kremlini tha më herët të martën se “nuk kishte diçka për të thënë” për deklaratat e zyrtarëve amerikanë se zoti Kim planifikonte të udhëtonte drejt Rusisë këtë muaj për t’u takuar me Presidentin Putin dhe për të diskutuar për furnizimet me armë për Moskën.
Udhëheqësi koreanverior Kim pret që diskutimet për armët të vazhdojnë, tha zoti Sullivan, përfshirë në nivel drejtuesish dhe “ndoshta edhe në person”.
“Kemi vazhduar të tkurrim bazën e industrisë ruse të mbrojtjes”, tha zoti Sullivan, dhe Moska tashmë “po kërkon në të gjitha burimet që mund të gjejë” për eksporte produktesh si municionet.
“Do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Koresë së Veriut t’i përmbahet angazhimeve të saj publike për të mos furnizuar Rusinë me armë që do të përfundojnë duke u përdorur për të vrarë ukrainasit”, tha zoti Sullivan.
Të hënën, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson tha se zoti Kim dhe zoti Putin mund të jenë duke planifikuar takimin, dhe gazeta “The New York Times” citoi zyrtarë amerikanë dhe të vendeve aleate, që patën folur në rrethana anonimiteti, të kenë thënë se zoti Kim planifikon të udhëtojë drejt Rusisë ndoshta që javën e ardhshme, për t’u takuar me zotin Putin.
I pyetur nëse mundet t’i konfirmojë këto bisedime, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se: “Jo, nuk mundem. Nuk ka asgjë për të thënë”.
Ndërsa është zgjeruar izolimi i Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, ajo ka parë një vlerë gjithnjë e në rritje tek Koreja e Veriut, thonë analistët politikë. Për sa i përket Koresë së Veriut, marrëdhëniet me Rusinë nuk ka qenë gjithnjë aq të ngrohta sa gjatë kohërave më të mira të Bashkimit Sovjetik, por tashmë ky vend po përfiton nga nevoja e qartë e Moskës për aleatë./voa
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...