Dy persona, një burrë dhe një grua, kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të sistemit të ngrohjes me gaz në një shtëpi në Lipjan.
Gjendjen më të rënduar e ka gruaja, e cila ka djegie rreth 80 për qind të sipërfaqes trupore dhe është në rrezik për jetë.
Këtë e ka bërë të ditur për Arbresh.info, Shefi i Mjekimit Intensiv Shaqir Uka, i cili potencoi se djegia e gruas është në shkallën e dytë dhe të tretë.
“Një paciente ka marrë plagë në rastin e djegies, është sjellë dje në orët e pasdites në klinikë, për trajtim të mëtutjeshëm. Kurse bashkëshorti i saj vazhdon që të marrë trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Emergjence. Shpresojmë që më pak se një orë do ta tërheqim edhe atë lartë. Gruaja ka djegie thuajse në të gjithë pjesët e trupit, rreth 80 për qind e sipërfaqes trupore është e djegur, është në shkallën e dytë dhe të tretë, do të thotë është në shkallën e fundit dhe më të rëndën. Gjendja e përgjithshme e saj është shumë e rëndë dhe është jetë e rrezikuese”, tha Uka për Arbresh.info.
Po ashtu Uka njoftoi edhe për gjendjen e burrit, ai tha se do të sillet sot për trajtim në Intensive nga Qendra Emergjente./Arbresh.info/
Shpërthen sistemi me gaz i ngrohjes në një shtëpi në Lipjan, lëndohen dy persona
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...