Google ADS

Kjo është arsyeja pse moderatorja e njohur nuk do të jetonte me prindërit e burrit

09:14 | 6 Shtator 2023
K.B

Ajo është një prej moderatoreve më me zë në Shqipëri e cila njihet për mendimet e drejtpërdrejta .

Bëhet fjalë për Aulona Mustën që shpesh në rrjetin e saj social në Instagram zhvillon biseda me ndjekësit.

Një nga pyetjet që i është bërë ka qenë për vjehrrin dhe vjehrrën, a do të jetonte ajo me ata në të njëjtin kulm.

“Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri. Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift është të jetojnë vetëm”, i është përgjigjur Aulona./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme