Zjarri në kodrat e fshatit Zhamë të Lushnjes që mori përmasa të mëdha mbrëmjen e së martës është shuar.
Aksioni i 30 forcave të ushtrisë dhe 15 forcave zjarrfikëse u ndërpre mëngjesin e sotëm me shuarjen e zjarrit.
Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, mbrëmjen e djeshme në terren shkuan edhe efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore të ushtrisë.
Ata iu bashkuan forcave zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit dhe kompanisë Albpetrol në operacionin e fikjes së zjarrit masiv.
Mbrëmë policia evakuoi disa banorë të fshatit të cilëve u rrezikoheshin banesat. Autoritetet thonë se kanë identifikuar edhe zjarrvënësin, një 58-vjeçar, i cili ndezi zjarr për të djegur mbeturinat./tvklan.al
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin