Kloppi i lumtur me veprimet e Liverpoolit në këtë afat kalimtar

07:46 | 6 Shtator 2023
K.B

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë të jetë ndarë i lumtur nga pazari që Liverpooli ka bërë në këtë afat kalimtar veror.

Të Kuqtë kanë larguar Fabinhon, Jordan Henderson dhe James Milnerin, me Wataru Endo, Ryan Gravenberch, Alexi McAllister dhe Dominik Szoboszlai.

“Të them të drejtën, gjithmonë jam ndier që ata e vënë përpara interesin më të mirë për klubin. Ata kurrë nuk marrin para nga klubi. E investojnë të gjithën në klub – qoftë për stadiumin, për qendrën stërvitore, për lojtarët. Mirëpo, në të njëjtën kohë janë të zgjuar me mënyrën se si veprojnë me paratë”, ka thënë Kloppi./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme