Po vazhdojnë pritjet e prindërve për t’i pajisur fëmijët me libra dhe materiale shkollore.
Vendimi i Ministrisë së Arsimit që ta subvencionojë blerjen e librave, sipas këshillit të prindërve, ka shkaktuar shumë telashe dhe paqartësi.
Nga ana tjetër KMDLNJ ka kërkuar që të hetohet nëse kjo mënyrë e pajisjes me tekste shkollore ka ruajtur mjete të buxhetit të Kosovës apo e ka dëmtuar.
Po vazhdon pritja në radhë e prindërve për t’u furnizuar me libra e materiale shkollore për fëmijët e tyre.
Madje, pos pritjeve dhe shpesh paqartësive në atë se çfarë mund të blejnë me shumën e subvencionuar nga Ministria e Arsimit, po u mungojnë edhe vetë librat.
“Pritjet janë shqetësuese por në vetëm kemi paralajmëru që pritjet do të ndodhin por sidoqoftë, shqetësim me i madh që nga dje dhe sot janë ankesat nga prindërit për mungesë të disa llojeve të teksteve në librari. Në një librari nuk po mund të gjinden të gjitha tekstet shkollore dhe kjo rrit shqetësimin më tepër”, Besnik Dragusha, kryetar i Këshillit të Prindërve.
Disa nga Shtëpitë Botuese, të kontaktuara nga RTK, nuk kanë kthyer përgjigje, e as nga Ministria e Arsimit.
Sidoqoftë, ndaj kësaj situate ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave, e të Lirive të Njeriut, të cilët kanë monitoruar procesin e blerjes së teksteve shkollore.
Në njoftimin e tyre thuhet se edhe pse janë mbajtur deri tani tri ditë mësimi në shkolla të nivelit parauniversitar, radhët për blerje të teksteve shkollore janë të gjata, prej 15 deri në 45 prindër që presin.
Madje pa tekste shkollore mësimi, thonë se po mbahet sa për të plotësuar kushtet e kontratës e jo për të shpërndarë dije.
KMDLNj ka kërkuar më këtë rast të hetohet nëse kjo mënyrë e pajisjes me tekste shkollore ka ruajtur mjete të buxhetit të Kosovës apo e ka dëmtuar.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...