Google ADS

Zjarr në Lushnje, policia evakuon banorët që mund të rrezikohen

23:00 | 5 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Zjarri në fshatin Zhamë të Lushnjes ka marrë përmasa të mëdha.

Policia njoftoi mbrëmjen e kësaj të marte se ka evakuuar banorët nga banesat që mund të rrezikohen si pasojë e flakëve.

Po ashtu është bërë i mundur identifikimi i zjarrvënësit.

Ai quhet Ramadan Zoga, 58 vjeç.

Policia thotë se ai ka ndezur një zjarr për të djegur mbeturinat.

Mirëpo flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në këtë fshat.

“Në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit”, njoftoi policia.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme