Presidentja Osmani mbyll vizitën dy ditore në Shqipëri, nderohet me titullin ‘Patron i Kalasë’ në Berat

20:54 | 5 Shtator 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar sot qytetin e Beratit dhe Durrësin duke përmbyllur kështu vizitën e saj zyrtare dy ditore në Shqipëri.

Pas takimeve me krerët e lartë të shtetit shqiptarë, Osmani në Berat u nderua me titullin e lartë “Patron i Kalasë, nga kryebashkiaku, Ervin Demo, shkruan Arbresh.info.

“Zhvilluam sot një ceremoni të posaçme, ku pata nderin t’i akordoja Presidentes së Kosovës Znj. @vjosa.osmani Titullin e Nderit ‘’Patron i Kalasë’’, titull ekskluziv i cili jepet nga Kryetari i Bashkisë për personalitete të larta që vizitojnë qytetin dhe për të vlerësuar Presidenten si Mbrojtësen e Kalasë sonë, e cila për 2500 vjet është dëshmimtare e historisë sonë Shqiptare”, ka shkruar Demon ë Facebook.

Në një postim në Facebook, Presidentja Osmani ka thënë se kalatë kanë luajtur rol të rëndësishëm për historinë e çdo populli.

”Kalatë nuk janë thjeshtë vetëm kala shekullore, janë kujtesa jonë kolektive pasi përgjatë historisë kalatë kanë luajtur një rol të rëndësishëm për historinë e çdo populli. Kjo kala duhet të mbrohet nga çdo brez dhe qoftë simbol i unitetit mes nesh”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, Osmani pas Beratit ka vizituar për fund Portin e Durrësit duke theksuar rendësin e përdorimit të këtij Porti nga ana e bizneseve kosovare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme