Google ADS

Rama viziton Panairin e Mobilitetit dhe Automobilave në Munich

19:38 | 5 Shtator 2023
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e shërbimeve publike, Ilirik Musliu, po marrin pjesë në Panairin e Mobilitetit dhe Automobilave i cili po mbahet në Munich të Gjermanisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama në këtë panair është përzgjedhur të jetë pjesë edhe kompania kosovare “Electric Mobility LLC”, një startup biznes i suksesshëm, shkruan Arbresh.info.

Tutje Rama u shpreh se prishtinasit kanë shpirt krijues, dhe pjesmarrja e kompanisë kosovare në këtë panair është me të vërtetë krenari për vendin.

“Arritja e Electric Mobility LLC, me markat e saj ETAXI, ECHARGE dhe ETROTY prezente sot, është një burim krenarie e pamasë për Prishtinën dhe gjithë rajonin. Kjo pasqyron shpirtin inovativ të qytetit tonë dhe përkushtimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm. Jam mëse i lumtur që vizioni ynë për ristrukturimin e mobilitetit në Kryeqytet po merr formë përmes iniciativave të suksesshme të sektorit privat siç e kemi rastin sot”, ka thënë Rama./Arbresh.info

Të ngjashme