Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas rezolutës së Partisë Popullore Europiane ndaj Shqipërisë që të lejohet betimi i Fredi Belerit, si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Thirrja e PPE-së për Belerin erdhi pas kërkesës që ju bë nga “Nea Demokratia”, partia e Kryeministrit grek Mitsotakis.
Por Rama thotë se nuk rasti i Fredi Belerit është në dorë të gjyqësorit.
Kryeministri këmbëngul se qeveria nuk mund ta ndërhyjë në punët e drejtësisë, aq më tepër kur këto vendime janë marrë nga SPAK dhe GJKKO, dy organe të reja të drejtësisë që janë ngritur me mbështetjen e SHBA dhe BE.
“Interesante! “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar se për cilat autoritete dhe, me siguri, pa qenë të informuar se në këtë rast problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve, por i gjykatave, të cilat e kanë refuzuar një kërkesë të tillë. E përdora “me siguri” sepse do të ishte vërtetë shqetësuese nëse Partia e madhe Popullore Europiane do të kalonte një rezolutë me titullin “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat tjetër nga ai që është vendosur nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin e Krimin e Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtën emër. Këto institucione u themeluan me mbështetje të plotë nga BE&SHBA dhe ndihmohen ngushtësisht nga SHBA&BE në punën e tyre deri këtu mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Kryeministri shprehet i gatshmë të vendosë në dispozicion të PPE-së çdo informacion në lidhje me rastin e Fredi Belerit.
“Nëse është e nevojshme, jemi më shumë se të gatshëm të sigurojmë udhëheqjen e lartë të EPP-së me informacion mbi këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë. S’ka dyshim, se të gjitha autoritetet shqiptare e presin me shumë besim mbështetjen e vazhdueshme të EPP-së, si një zë i fortë i Europës sonë gjatë kësaj faze ndryshimi historik për vendin tonë, ku më në fund, zyrtarët e lartë po hetohen me thellësi përtej anësive politike, çka shënon fundin e një epoke të gjatë të pandëshkueshmërisë”. /tvklan.al
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...