Qeveria e Kosovës edhe këtë dimër parashikon t’i subvencionojë faturat e rrymës për disa kategori të konsumatorëve. Kështu është thënë të martën në prezantimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.
“Programi ka në fokus subvencionimin e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët që konsiderohen të cenueshëm. Këtu përfshihen personat me aftësi të kufizuar, nënat vetushqyese dhe pensionistët që jetojnë vetëm. Është program një vjeçar”, ka theksuar Kurti, sipas të cilit, ky program pason atë të blerjes së pajisjeve efiçiente për qytetarë dhe subvencionimin e energjisë
“Pakon mbështetëse të BE-së prej 75 milionë e orientuam kah qytetarët tanë. E sot jemi mbledhur këtu të prezantojmë edhe një program të rëndësishëm…Jemi qeveri e qytetarëve dhe gjithmonë do të kujdesemi për mirëqenien e tyre”, ka theksuar Kurti, sipas të cilit, programi parasheh subvencionimin e faturave të energjisë për familjet të cilat kanë të ardhura mesatare nën 150 euro për anëtar të familjes.
Projekti, sipas tij, do të zbatohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati dha disa detaje se mund të aplikohet për subvencionim të energjisë. Ai tha se së shpejti ministria do të dalë me njoftime se si të plotësohet formulari për aplikim.
“Programi parasheh t’i ndihmojë të gjitha familjet të cilat mesatarisht kanë më pak se 150 të ardhura mujore për anëtar të familjes. Në këtë rast nëse një familje ka katër anëtarë parashihet që nëse ka më pak se 600 euro të ardhura mujore mesatare mund të kualifikohet për programin dhe shuma e subvencionimit pastaj do të varët varësisht më pak sesa pragu i nevojshëm që merr”, tha ai.
Në prezantimin e këtij projekti kanë qenë ë pranishëm edhe shefi i bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Alessandro Bianciardi dhe menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci./rtk
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan