Louis van Gaal nuk i pëlqeu aspak eliminimi i pësuar në çerekfinale të Kupës së Botës kundër Argjentinës.
Një sfidë e tensionuar, e vendosur vetëm nga penalltitë dhe e karakterizuar nga shumë momente tensioni, përfshirë përballjen mes trajnerit holandez dhe ylli argjentinas Lionel Messit.
Sot, Van Gaal sulmoi FIFA-n duke deklaruar hapur se fitorja e skuadrës së Scalonit ishte vendosur që përpara se të niste Kupa e Botës, Katar 2022.
“Shikoni pamjet si shënoi Argjentina, si shënuam ne dhe si argjentinasve iu dha gjithçka pa sanksione. Unë mendoj se gjithçka ishte e paramenduar. Mendoj gjithçka që them. A duhej Messi të bëhej kampion bote? Unë vërtet mendoj kështu.”-tha ai./ss
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...