Google ADS

96 urdhëresa të realizuara gjatë një jave në rajonin e Prishtinës

14:02 | 5 Shtator 2023
E.G

Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar 96 urdhëresa të gjykatës nga 28 gushti deri më 3 shtator në lokacione dhe aksione të ndara.

Sipas njoftimit, 10 urdhëresa janë për vepra penale dhe 86 për kundërvajtje, seanca, verifikime, shkruan Arbresh.info.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , që nga e hëna deri sot (28 gusht -3 shtator 2023), në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 96 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 10 urdhëresa për vepra penale dhe 86 për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.”, thuhte në njoftimin e Policisë.

Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, policia bën të ditur se personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme