Google ADS

“Nuk ka gjenocid në Ukrainë”, hetuesit ndërkombëtarë: Deri tani vetëm krime lufte

13:52 | 5 Shtator 2023
E.G

Kreu i Komisionit të pavarur ndërkombëtar për hetimin e luftës në Ukrainë përmendi të hënën një seri krimesh të kryera nga forcat ruse.

Shumë nga këto krime janë kualifikuar si ‘krime lufte’ dhe disa të tjera, nëse konfirmohen nga prova të mëtejshme, në krime kundër njerëzimit; por jo në gjenocid.

“Ne po i hetojmë krimet hap pas hapi. Deri tani nuk kemi prova të mjaftueshme që përmbushin kualifikimet ligjore në Konventën e Gjenocidit. Krimet e kryera përfshijnë vrasje me dashje, heqje të lirisë, tortura, dhunime seksuale, rrëmbime dhe dëbime. Disa prej këtyre krimeve kualifikohen si krime lufte dhe disa prej tyre, nëse konfirmohen nga prova të mëtejshme do të konsiderohen krime kundër njerëzimit”, tha Erik Mose, kryetari i Komisionit të pavarur ndërkombëtar.

Erik Mose, i cili ishte pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ruandën dhe pjesë e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i bëri komentet e tij në përfundim të vizitës së tretë në Ukrainë.

Komisioni hetoi edhe ato pak shkelje të bëra nga forcat e armatosura ukrainase, por nuk konstatoi krime të kryera prej tyre./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme