Rama: Shqipëria e treta në botë për sa i takon destinacioneve me rritjen e turizmit

13:32 | 5 Shtator 2023
E.K

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, sërish fokusin e ka vënë tek zvillimi i turizmit në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Rama, thotë se sipas të dhënëve nga Google, Shqipëria renditet e treta për sa i takon destinacioneve me  rritjen më të madhe të turizmit në  këtë sezon, përcjell Arrbresh.info.

Ndër të tjera, Rama shkruan se nga këto të dhëna Tirana është renditur e dyta që lë pas qytete të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm.

“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”, shkroi Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme