Google ADS

32 aktakuza ndaj 34 personave dhe 23 ndalime në 24 orët e fundit

13:11 | 5 Shtator 2023
E.G

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 32 aktakuza kundër 34 personave për vepra të ndryshme penale në 24 orët e fundit.

Sipas raportit 24 orësh të Prokurorisë, janë ndaluar 23 persona dhe janë parashturar tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, shkruan Arbresh.info.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetëpersona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar për 48 orë,  5 persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Nga kjo prokurori janë ngritur shtatë 7 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një person për 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje”

Prokuroria Themelore në Gjilan  ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar një persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për njëperson, si dhe ka ngritur tetë  aktakuza kundër tetë  personave.

Kurse, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, ka parashtuar një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit dhe  ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale./Arbresh.info

 

Të ngjashme