Google ADS

“Nuk doja kurrë të vrisja motrën”, Gjykata lë në burg 40-vjeçaren

12:51 | 5 Shtator 2023
E.G

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Marsela Pushanin, e cila 2 ditë më parë vrau me thikë motrën e saj, Amanda Pushanin.

Në fjalën e saj para gjykatës 40-vjeçarja mësohet të jetë shprehur e penduar ndërsa ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie pasi nuk kush të kujdeset për nënën e saj.

‘Nuk do doja kurrë të vrisja motrën time. ‘Dua të më jepni një masë më të lehtë se nuk ka kush kujdeset për nënën”, mësohet të jetë shprehur Marsela Pushani.

Avokati i ka kërkuar gjykatës arrest shtëpie dhe ndryshim të kualifikimit të veprës në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Amanda Pushani është raportuar e vdekur nga familjarët e saj të shtunën rreth orës 11:40, në Tiranë. Pas autopsisë rezultoi se vdekja nuk kishte ardhur për shkaqe natyrale. 37-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të plagëve nga një mjet prerës.

40-vjeçarja Marsela Pushani, motra e viktimës dyshohet se e ka plagosur për vdekje Amandën pas një konflikti të çastit.

Kjo e fundit, sipas dëshmive, ishte e alkoolizuar dhe ditën e ngjarjes ishte në gjendje të dehur./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme