Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është realizuar një bastisje në një bazë armatimi në Zveçan.
Sipas tij, kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për siç tha ai, grupet kriminale serbe, shkruan Arbresh.info.
“Si Qeveri, gjatë 2 viteve të fundit, kemi zbuluar e bllokuar rrugët ilegale të kontrabandimit. Ditën e sotme, Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan. Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.”, ka shkruar Sveçla.
SIԭ bëri të ditur Ministri Sveçla, deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes, të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të KFOR-it.
“Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.”, njoftoi ai.
“Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit. Rendi dhe ligji nuk do të cënohet në asnjë cep të Republikës.”, tha Sveçla./Arbresh.info.
Llapi triumfon bindshëm në Podujevë dhe i shkakton humbjen e...
Pacolli: Një politikan nga Kosova i paska thënë një kryedipl...
Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-s...
Vullin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosov...
Kurti takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brie...
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është...