Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marr në përdorim veturën që policia i konfiskoi Hysri Peqanit i njohur si Burdushi.
Në një përgjigje për Arbresh.info nga kjo ministri thuhet se MPB për shkak të mungesës së veturave, ka kërku nga agjencia dy vetura dhe kërkesa është aprovuar për një veturë që tashmë është në përdorim nga Ministria, sipas dispozitave të parapara ligjore.
Nora Fetoshi zëdhënëse për media në këtë ministri tha se vetura shfrytëzohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, varësisht nga nevoja.
“Mallrat të cilat sekuestrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar të përfituara nga veprat të ndryshme penale, krimit të organizuar, kontrabandës etj, pas sekuestrimit u jepen në shfrytëzim institucioneve të ndryshme, sipas nevojës dhe kërkesës së institucionit. Në të njëjtën formë edhe shumica e veturave të cilat janë sekuestruar u jepen për përdorim Policisë së Kosovës, Ministrive si dhe institucioneve të ndryshme, varësisht nga kërkesat dhe nevojat. MPB për shkak të mungesës së veturave, ka kërku nga agjencia dy vetura dhe kërkesa jonë është aprovuar për një veturë që tashmë është në përdorim nga Ministria, sipas dispozitave të parapara ligjore. Vetura shfrytëzohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, varësisht nga nevoja”, tha Fetoshi.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 21 gusht 2023, e ka urdhëruar “Burdushin” që më 18 shtator 2023, deri në orën 12 të paraqitet në Shërbimin Korrektues të Republikës së Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar vuajtjen e dënimit me burgim./Arbresh.info/
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve