Haradinaj: Përmes veprave të saj të mëdha humanitare, Nëna Terezë shfaqi vlerat e kombit shqiptar

12:08 | 5 Shtator 2023
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Nënën Terezë në përvjetorin e saj të vdekjes.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se përmes veprave të saj të mëdha humanitare, ajo shfaqi vlerat e kombit shqiptar, duke i ndihmuar ata që vuajnë, shkruan Arbresh.info.

“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënës Terezë, kujtojmë një figurë të jashtëzakonshme, një shembull unik të humanizmit dhe shërbimit ndaj të tjerëve. Përmes veprave të saj të mëdha humanitare, ajo shfaqi vlerat e kombit shqiptar, për të ndihmuar ata që vuajnë.”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai ka shkruar që trashëgimia e Nënë Terezës është vlerë dhe burim krenarie e frymëzimi që duhet ndjekur.

“Trashëgimia e Nënës Terezë është vlerë dhe burim krenarie dhe frymëzimi për të ndjekur rrugën e saj drejt të mirës dhe shërbimit ndaj të tjerëve.”, u shpreh Haradinaj/Arbresh.info

Të ngjashme