Hoxhaj kritikon Qeverinë Kurti për anëtarësimin e Serbisë në ASEAN

11:19 | 5 Shtator 2023
K.B

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se po ndjek një politikë të jashtme tmerrsisht të gabuar, ku sipas tij, demokracia perëndimore po e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike e organizatat po e përjashtojnë atë.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në një botë multipolare, Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrsisht të gabuar, ku demokracia perëndimore e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike, njohëse të Kosovës, çdo ditë po e përjashtojnë.

“Në një botë multipolare, Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrsisht të gabuar, ku demokracia perëndimore e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike, njohëse të Kosovës, çdo ditë e përjashtojnë, sikurse edhe anëtarësimi i djeshëm i Serbisë në ASEAN, organizatën më ndikim dhe një zonë shumë e zhvilluar e Azisë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ky reagim i tij vjen pasi Serbia gjatë ditës së djeshme është bërë anëtare e organizatës më të madhe të Azisë, ASEAN. Hoxhaj, edhe më herët ka reaguar ndaj paralajmërimit të anëtarësimit të Serbisë në këtë organizatë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme