Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Skenderaj gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet patentë shoferi për 1 vit

11:16 | 5 Shtator 2023
E.K

Policia e Kosovës, Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas ka gjobitur një person.

Kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h, drejtoi veturën me shpejtësi prej 113 km/h, përcjell Arbresh.info.

Sipas njoftimit, kundërvajtësit i janë shqiptuar gjobë pre 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse – ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti./Arbresh.info/

Të ngjashme