Google ADS

Pozoi në stilin e Kylie Jenner, Sara Hoxha kryqëzohet nga fansat

10:47 | 5 Shtator 2023
K.B

Bloggerja e njohur Sara Hoxha së fundmi është në qendër të vëmendjes, por jo për gjëra të mira.

Pas “përleshjeve” nëpër rrjete me këngëtaren Dafina Zeqiri, kësaj herë ajo është duke u kryqëzuar nga fansat për një fotografi që e ka hedhur në Instagram.

Tek një pozë ajo shihet teksa ka ekspozuar të pasmet e saj, duke ngritur pantallonat, shkruan Arbresh.info

Mesa duket kjo nuk iu ka pëlqyer aspak ndjekësve të saj, duke marrë kështu shumë komente negative.

Kujtojmë se ditë më parë edhe Kylie Jenerr ndau me ndjekësit të njëjtën pozë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme