Vdes asambleisti i Vetëvendosjes në Istog

09:26 | 5 Shtator 2023
K.B

Ka ndërruar jetë veprimtari Qerim Rexhaj.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit, aktivistit, intelektualit e profesorit Qerim Rexhaj. Mësues i hershëm, idealist i madh e veprimtar i pashoq politik, profesori Qerim Rexhaj dha shembullin më të mirë të njeriut që beson në ideale, që beson në dituri e arsim, që beson në liri e nuk ndalet asnjëherë deri në arritjen e qëllimit. I tillë ishte profesori Qerim Rexhaj, të tilla i kishte edhe mësimet, të tillë e kishte jetën, të mbushur me veprimtari, angazhim e aktivizëm deri në ditën e fundit të saj”, thuhet në telegramin ngushëllues.

Së fundmi, profesori Qerim Rexhaj, ishte pjesë e Kuvendit Komunal të Istogut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhaj, miqve, shokëve, aktivistëve e bashkëpunëtoreve të ngushtë të tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme