Presidentja Osmani vazhdon vizitën shtetërore në Shqipëri

07:11 | 5 Shtator 2023
K.B

Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë shtetërore dy ditore në Shqipëri.

Osmani dhe Begaj sot në orën 09:00 do të kenë aktivitet të përbashkët me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e arkivave.

Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë.

Ndër të tjera ajo do të vizitoj Beratin dhe Durrësin.

Agjenda e plotë për sot

Ora 09:00 – 09.20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave

Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë

Vendi: Presidenca e Shqipërisë

Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkise, z. Andi Seferi dhe Komandantit te Gardes se Republikes, z. Gramos Sako

Nisja për në BERAT

Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo

Vendi: Bashkia e Beratit

11.30-11.45 – Ceremonia e dhënies së Titullit “Patron i Kalasë” Anglisht “Patron of the Castle”). Ky është një titull shumë i lartë ekskluziv, i cili i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.

NISJA PËR NE DURRËS

Ora 16.50-17.15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, zj. Emiriana Sako
Vendi: Bashkia Durrës

Ora 17.30 – Vizite ne piken doganore te Kosovës ne Portin e Durrësit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme