Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë

06:49 | 5 Shtator 2023
K.B

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

09:00
Hapet ekspozita për nder të Nënë Terezës, ku do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. (Presidenca në Shqipëri)

11:00

Kremtohet mesha solemne e ditës së festës së Shën Nënë Terezës. (Katedralja në Prishtinë)

11:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Agrokosova Holding në Suharekë organizojnë aktivitetin tradicional të vjeljes së rrushit. (Zona Industriale, Shirokë)

11:30
Prezantimi i Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Shefi i Bashkëpunimit në zyrën e BE-së, Johannes Stenbaek Madsen (Ndërtesa e Qeverisë, Kati 0, Salla P-38)

16:00
Balkan Green Foundation (BGF) me mbështetjen e Heinrich Böll Stiftung organizon edicionin e katër të platformës “Green Talk”. Marrin pjesë Artane Rizvanolli, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli; Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati. ( Qendra për Praktikë Narrative, ish-biblioteka “Hivzi Sulejmani”)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme