Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka raportuar sot para Këshilltarëve të Kuvendit të Kryeyqetit, punën e tij për 6 muaj.
Rama e ka filluar fjalimin e tij, duke informuar për projektin për rrugën Jim Xhema, shkruan Arbresh.info
“Këtë vit e filluam me përkushtim e një energji drejt përmbushjes së vizionit tim për transformimin e Kryeqytetit në një mjedis më miqësor për këmbësor, më të gjelbër e më të shëndetshëm. Rrjedhimisht, një numër i madh projekteve që janë hartuar dhe tenderuar përgjatë vitit 2022 kanë filluar të zbatohen me një dinamikë të madhe në këtë gjashtëmujor. Nisëm një prej projekteve më të mëdha infrastukturore të realizuar ndonjë herë në Kryeqytet, rrugën Jim Xhema.”, tha Rama.
“Një rrugë që, përpos që zgjidh problemin e kolektorit, do të krijojë një jetë të re për rreth 20,000 qytetarë të Prishtinës. Ky projekt i ka sjellë Kryeqytetit punësim e zhvillim, një standard të ri të ndërtimit, rrugë të gjëra me korsi për autobusë e biciklistë.”, shtoi ai.
Tutje i pari i Prishtinës tregoi për zgjerimin e rrjetit të Termokosit për 40,000 qytetarë shtesë.
“Për të përmirësuar ajrin, reduktuar djegjen e thëngjillit e drunjve, dhe për të siguruar një jetë më cilësore për qytetarët e Kryeqytetit, kemi zgjeruar rrjetin e Termokosit për 40,000 qytetarë shtesë.”, tha ai.
Sa i pëket fushës së arsimit, Rama njoftoi se është nëshkruar ndërtimi i pesë shkollave dhe tri të tjera të cilat janë në ndërtim e sipër.
“Kemi nënshkruar ndërtimin e pesë shkollave dhe tri të tjera në ndërtim e sipër, duke sjellë numrin e shkollave të reja në tetë.”, tha ai.
“Këto shkolla do të ofrojnë arsim më cilësor, kushte më të mira për arsimtarët e nxënësit dhe reduktim të numrit të nxënësve në shkollat aktuale. Mbi të gjitha do të lehtësojnë jetën e prindërve të cilët tani duhet të vozisin disa herë nëpër Kryeqytet për të dërguar dhe marrë fëmijët e tyre nga shkolla. Me përfundimin e këtyre shkollave, pra, do të reduktohet dukshëm edhe komunikacioni në Kryeqytet.”, njoftoi Rama.
Kretari i Prishtinës bëri të ditur edhe projektet e ardhshme të cilat siç u shpreh ai, “do të transformojnë Kryqytetin tonë tutje”
“Janë duke u dizajnuar disa projekte të mëdha të cilat do të transformojnë Kryqytetin tonë tutje, si: ndërtimi i sheshit të Prishtinës së Vjetër që përfshin ndërtimin e tunelit në rrugët Agim Ramadani dhe Ibrahim Lutfiu; kjo do të lidhet edhe me tregun e ri duke krijuar një hapsirë të re funksionale dhe të bukur; transformimi ish ndërtesës së Gërmisë në Sallë të Koncerteve dhe Muze të Artit; ndërtimi i sheshit Xhorxh Bush.”, njoftoi ai.
Ndër të tjera, Rama tha se qytetarët e Veternikut tanimë po marrin shërbime shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Veternik.
Ndërkaq, Spitali i Prishtinës është duke u dizajnuar, bëri të ditur kryetari i Kryeqytetit teksa njoftoi se ndërtimi i tij do të fillojë në fund të këtij viti.
“Fëmijët tanë tani kanë më shumë terene sportive të reja dhe të renovuara. Bujqit tanë janë mbështetur me serra, makineri bujqësore e pagesa direkte në formë të subvencioneve.”, tha ai.
“Këto janë vetëm disa prej projekteve të mëdha që kemi nisur e realizuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023. Ne do të vazhdojmë punën tonë pandërprerë për transformimin e Prishtinës sonë në një Kryeqytet praktik, të pastër dhe të përjetimeve.”,u shpreh Rama në fjalimin e tij pë rraportin 6 mujor të punës./Arbresh.info
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...