Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shënuar `Ditën e Punës`, e cila vjen si manifestim i të arriturave ekonomike dhe sociale të punonjësve amerikanë.
SHBA-të vlerësojnë kontributin e punëtorëve në të hënën e parë të muajit shtator, ndryshe nga shtete e tjera tëbotës të cilat e festojnë këtë ditë më 1 maj, përcjell ARbresh.info.
“Sot, SHBA shënon Ditën e Punës, një festë vjetore e arritjeve sociale dhe ekonomike të punëtorëve amerikanë. Dita e Punës i ka rrënjët në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur aktivistët e punës kërkuan një festë federale për të njohur kontributet e shumta që punëtorët kanë dhënë për forcën, prosperitetin dhe mirëqenien e Amerikës”, shkroi Ambasada në Facebook.
Në videon e shpërndarë nga ambasada, thuhet se festimi i kësaj dite në traditën amerikane do të thotë të çmosh angazhimin dhe kontributin e punëtorëve./Arbresh.info
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...