Google ADS

Rama për Nanon: Uroj të dalë “burgu i terapisë” me humor dhe jetë të gjatë

19:40 | 4 Shtator 2023
E.G

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ndërsa mbante fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste i uroi shërim të shpejtë liderit historik Fatos Nanos, i cili prej disa ditësh gjendet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Ai tha se shpreson se ish-kryeministri Nano do dalë nga “burgu i terapisë” me humorë e jetë të gjatë

“Mendoni për ata që e krijuan këtë parti politike për Shqipërinë evropiane, bën sa mundën, nuk bën sa deshën. Na e lanë ne radhën që ne të bëjmë të pamundurën  që kur t’ua lëmë radhën të tjerëve, Shqipëria të jetë në një majë të re dhe nga aty ta marrin e  ta çojnë në një tjetër majë, por kur ne ta lëmë në majën e re, Shqipëria të jetë pa kthim, kurrë më e mundur, në atë kënetën dhe lëngimin 100 e kusur vjeçar.

Këtu besoj se shpreha 100% këtë rast,  se në të gjitha rastet e di se dakordësia nuk është 100%, edhe dëshirën tuaj ,  për t’ju uruar me gjithë zemër në emër të gjithëve ju, nga ky oxhak i partisë së tij politike, kryetarit tonë Fatos Nano e ta rifitojë lirinë fizike dhe shpirtërorë dhe të dalë me shëndet, me humbur dhe jetë të gjatë edhe nga burgu i terapisë intensive siç doli 26 vjet më parë nga burgu politik ku e futi egërsia e pandëshkuar kriminale e njërit prej pengmarrësve më të paskrupuj të drejtësisë në historinë e shtetit shqiptar”,-tha kryeministri Rama./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme