Google ADS

Delegohen gjyqtarët për ndeshjen Çeki-Shqipëri

17:21 | 4 Shtator 2023
KRG

Shqipëria do të sfidojë Çekinë në ‘Fortuna Arena’ të Pragës mbrëmjen e 7 shtatorit me synimin për t’iu afruar edhe më shumë objektivit për një vend në Euro 2024, teksa rëndësinë e takimit e ka të qartë edhe UEFA.

Qeveria europiane e futbollit ia ka besuar arbitrimin e ndeshjes anglezit Anthony Tailor, i cili konsiderohet edhe si gjyqtari më i zotë në Premier League.

Së fundi Tailor ka arbitruar finalen e Europa Leagues mes Romës dhe Sevillas, ku u kritikua jo pak nga Joe Mourinho dhe mediat italiane, për disa vendime të dyshimta.

Edhe në Angli ka disa tifozeri që janë polemike ndaj Tailor, që gjithsesi mbetet një emër i respektuar i arbitrimit dhe  do të duhet të vendosë drejtësi në transfertën e kuqezinjve ndaj Çekisë. Ndihmës të tij do jenë anglezët Gary Besuick, Lee Bets dhe Craig Pauson.

Republika Çeke-Shqipëri do të zhvillohet në orën 20:45 të 7 shtatorit. /ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme