Google ADS

Arrestimi i mjekut të QKUK-së për marrje të ryshfetit, reagon ShSKUK-ja

14:54 | 4 Shtator 2023
E.H

Është arrestuar sot një mjek i QKUK-së nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Lidhur me këtë, ka reaguar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) duke thënë se e kanë pranuar më shqetësim këtë lajm dhe se janë duke e përcjell me vëmendje situatë, shkruan Arbresh.info.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit. Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore”, thuhet në reagim.

Më tej, ShSKUK ka shtuar se shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka urdhëruar që të ndalohet mjeku S.D, i cili gjatë punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dyshohet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme