Google ADS

Vrasja në Prizren, me urdhër të Prokurorisë kryhen disa bastisje në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit

14:24 | 4 Shtator 2023
L G

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka dhënë detaje rreth vrasjes së një 48 vjecari që ndodhi të dielën rreth orës 19:00 në Prizren.

Prokuroria bërë të ditur se me urdhër të saj, janë bastisur disa lokacione në kërkim të të dyshuarit, raporton Arbresh.info.

Po ashtu, prokuroria ka dhënë bënë të ditur se vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

“Prokuroria Themelore në Prizren,  njofton opinionin se mbrëmë me 03 shtator 2023, rreth orës 19:00 në Prizren në lagjen “Arbana”, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Sipas hetimeve të para të prokurorisë, i dyshuari A.G., pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën B.M., ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë. Prokurori kujdestar së bashku me njësitë tjera relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor. Lidhur me rastin, prokuroria në bashkëpunim më policinë janë duke kryer hetime intensive”, thuhet në njoftim.

Prokuroria do të vazhdoj t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme