Hojlund flet pas debutimit: Ëndrra u bë realitet

13:17 | 4 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Rasmus Hojlund pësoi disfatë ndaj Arsenalit në debutimin e tij në Manchester United, por sulmuesi danez thotë se “ëndrra e tij u bë realitet” pavarësisht kësaj.

“Djajtë e Kuq” dukej se ishin në rrugën e duhur për të marrë të paktën një pikë, por një përfundim dramatik në “Emirates Stadium” e vulosi fitoren e Arsenalit, shkruan Arbresh.info.

Alejandro Garnacho shënoi por goli i tij u anulua pas rishikimit të VAR.

Hojlund u paraqitë për herë të parë në Premier League nga stoli, me Erik ten Hag që e dërgoi atë në lojë me 23 minuta të mbetura.

20-vjeçari nuk mundi të jepte një kontribut vendimtar.

Hojlund u rrit si një mbështetës i United – dhe një tifoz i madh i Cristiano Ronaldos – dhe është i kënaqur që tani është pjesë e “Old Trafford”.

Ai postoi në Instagram pas paraqitjes së tij të parë.

“Shumë krenar që bëra debutimin tim për Manchester United, ëndrra u bë realitet. Të pafat me rezultatin sot… por ne do të rikthehemi pas pushimit ndërkombëtar.”

dddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddddd
United ka marrë gjashtë pikë nga katër ndeshjet në sezonin 2023-24.

“Djajtë e Kuq” do të rikthehen në aksion më 16 shtator kur do të përballen me Brighton./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme