Mospjesëmarrja e deputetëve të LVV-së në Kuvendin e Kosovës ka bërë që seanca e jashtëzakonshme të dështoj.
Seanca është thirrur nga partitë opozitare për të diskutuar lidhur me furnizimin e nxënësve me tekstet shkollore, raporton Arbresh.info.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në fjalën e tij të rastit ka thënë se për shkak të qeverisë sipas tij të papërgjegjshme, të filloj çdo sesion parlamentar me seancë të jashtëzakonshme.
Sipas tij, gabimet, veprimet dhe vendimet e Qeverisë po e sjellin këtë situatë.
“Sot do të duhej të diskutonim për reformën në arsim në situatë normale për mundësitë e reja që ka krijuar kjo qeveri për nxënësit, por ne e kemi thirr si opozitë këtë seancë pikërisht për të fol për diçka që askush nuk e kishte paramendu, që për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë i ka lënë nxënësit pa libra”, ka thënë Krasniqi.
Më tej, Krasniqi shtoi se mosdhënia e librave nga shteti është e turpshme dhe shkelje e ligjit.
“Këta njerëz e kjo ministre ka përgjegjësi penale, e kanë trefishu koston e librave duke u thirr në kursime. A ka diçka më të turpshme sesa ikja e shumicë. Prej Albin Kurtit e poshtë prej kujt po ikni. Turp ju qoftë”, tha Krasniqi. /Arbresh.info
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...