Sot janë bërë katër vjet që kur është Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA.
Nënshkruesi nga pala kosovare në këtë marrëveshje, ish-kryeministrit Avdullah Hoti tha se kjo marrëveshje duhet parë si një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të plotë të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Me anë të një postimi në Faacebook, Hoti tha se marrëveshje të tilla, krijojnë realitete të reja gjeopolitike që sipas tij, ndihmojnë vendimmarrjen e aleatëve në mbështetje të synimeve për integrime euroatlantike.
“Përtej kësaj, Marrëveshjen e Uashingtonit duhet parë si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të plotë të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Marrëveshje të tilla, siç na tregon historia dhe përvoja jonë në ndërtimin e shtetit, krijojnë realitete të reja gjeopolitike që ndihmojnë vendimmarrjen e aleatëve në mbështetje të synimeve tona për integrime euroatlantike”, ka shkruar Hoti.
“Ata që nuk e kuptojnë këtë filozofi të veprimit politik, nuk e kuptojnë as qëllimin e kësaj marrëveshje. Pyeteni veten se cili ka qenë qëllimi i vendimeve tona politike të fillim viteve 1990, qëllimi i Marrëveshjes së Rambujesë, i marrëveshjes për çmilitarizim të UÇK-së pas luftës, dakordimi me Planin e Ahtisarit dhe marrëveshje të tjera. Të gjitha ato marrëveshje janë bërë nga gra e burra vizionarë me aleatët e Kosovës, duke ditur se këto ato na dërgojnë më afër realizimit të projektit tonë për Kosovën e pavarur”, shkroi ai.
Më tej, Hoti u shpreh se Marrëveshja e Uashingtonit duhet parë si hap i madh drejt normalizimit, me njohje reciproke.
“Marrëveshjen e Uashingtonit duhet parë si hap i madh drejt normalizimit të plotë, me njohje reciproke, mes dy vende, siç ceket në letrat e vazhdueshme të presidentëve amerikanë drejtuar Kosovës dhe Serbisë”, shkroi tutje ai./Arbresh.info
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...