Google ADS

Arrestohet mjeku i QKUK-së, dyshohet për marrje të ryshfetit

12:13 | 4 Shtator 2023
E.H

Një mjek i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka urdhëruar ndalimin e mjekut me inicialet S.D., dhe në koordinim me Policinë e Kosovë janë duke u kryer hetimet lidhur me këtë çështje penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme