Shqipëria do t’i zhvilloj dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin shtator, me Republikën Çeke dhe me Poloninë.
Fillimisht me 7 shtator kuqezinjtë luajnë në udhëtim te Republika Çeke, derisa tre ditë më vonë presin Poloninë në Tiranë.
Duke marrë parasysh se të dyja sfidat janë tejet të rëndësishme për kualifikimin në Euro 2024, janë shitur tanimë të gjitha biletat për ndeshjen e 10 shtatorit në ‘Air Albania’ Shqipëri – Poloni.
Ka qenë Federata e Futbollit të Shqipërisë që ka njoftuar se nuk ka më asnjë biletë në dispozicion për duelin e së dielës mbrëma.
Njoftimi i plotë nga FSHF:
Të gjitha biletat e vlefshme për ndeshjen Shqipëri – Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’ janë shitur.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve kuqezi, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin Kombëtaren e zemrës së tyre.
Të mbështesim kuqezinjtë tanë të gjithë se bashku! ME JU, NE JEMI 12!. /telegrafi/
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad