Tre persona zyrtarë janë sulmuar fizikisht nga shtatë persona të tjerë në Skenderaj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, pesë nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole.
Viktimave u është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë në kërkim.
“Skenderaj 03.09.2023-21:40 Tri viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga 7 të dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas viktimave, pesë (5) nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti ne procedure hetimore, te dyshuarit ne kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...