Gjendet pa shenja jete një person në Kamenicë

09:02 | 4 Shtator 2023
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Kamenicë, raporton Policia e Kosovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Kamenicë 03.09.2023-18:20 Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme