Grupi Wagner po përpiqet të bashkohet pas vdekjes së ish-shefit, Yevgeny Prigozhin. Dhe këtë gjë po mundohet ta bëjë në Bjellorusi. Një situatë që ka detyruar Poloninë të përforcojë mbikëqyrjen në kufirin me vendin mik të Rusisë.
Gjenerali polak Arkadiusz Mikołajczyk, i cili merret me menaxhimin e burimeve dhe manovrueshmërinë e njësive polake pranë kufirit, u shpreh: “Ne po e ndjekim situatën nga afër, gjithçka varet se kush do të jetë në krye të Wagner në të ardhmen e afërt. Drejtimi i mundshëm që mund të marrin veprimet e tyre dhe niveli i përshkallëzimit në të cilin mund të arrijnë janë të paparashikueshme”.
Nga ana tjetër, polaku shpjegoi se mercenarët e Wagner kanë misione të ndryshme dhe një nga ato nuk është tjetër veçse “infiltrimi i paligjshëm i emigrantëve në territorin polak”.
Në fakt, ai rrëfeu një nga episodet e përballjes mes ushtrive që mbulonin të dy anët e kufirit, ku bjellorusët hodhën gurë. “Agjentët e atij vendi (Bjellorusisë) janë nën një presion të madh dhe pamundësia e tyre për të sjellë emigrantët që kanë përqendruar në kufi në Poloni u shkakton atyre probleme”.
Qeveria polake ishte një nga ato që i kërkoi Minskut që të dëbonte mercenarët sa më shpejt të ishte e mundur, së bashku me tre republikat baltike. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kaminski. Ne kërkojmë që regjimi i Lukashenkos të dëbojë menjëherë grupin Wagner nga Bjellorusia dhe që migrantët e paligjshëm të largohen menjëherë nga zona kufitare. Ai paralajmëroi gjithashtu se Varshava “do të hakmerret menjëherë” nëse ndodh ndonjë lloj incidenti në kufirin e saj ose në atë të vendeve fqinje. “Të gjitha pikat kufitare do të mbyllen”.
Këto fjalë vijnë, sipas Kaminskit, pas një “përshkallëzimi” të tensionit në kufi me rritjen e një “presioni migrator” të qëllimshëm./A2cnn
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...