Google ADS

Sallahu kërkon arrestimin e Agron Mustafës e Pal Lekajt

23:42 | 3 Shtator 2023
E.G

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se njerëzit që janë vënë në mbrojtje të buxhetit të shtetit dhe interesit publik, po arrestohen, ndërsa sipas tij personat që i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, nuk po arrestohen.

Me anë të një postimi në Facebook, Sallahu ka përmendur emrat e dy ish-zyrtarëve të lartë, ish-drejtorin e Telekomit Agron Mustafa dhe ish-ministrin Pal Lekaj, për të cilët thotë se nuk janë arrestuar, shkruan Arbresh.info.

“S’ka arrestim për Agron Mustafën për dëmin që pretendohet që ia ka shkaktuar buxhetit të shtetit prej 7 milionë euro. S’ka arrestim për Pal Lekajn për dëmin që pretendohet që ia ka shkaktuar buxhetit të shtetit prej 53 milionë euro.”, shkroi zëvendësministri i Drejtësisë.

“Por, ka arrestime të personave që janë vënë në mbrojtje të buxhetit të shtetit dhe interesit publik”, përfundoi ai./Arbresh.info

Të ngjashme