Vritet një person në Prizren

20:26 | 3 Shtator 2023
E.G

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga gjuajtjet me armë zjarri në Prizren.

Lajmin për Arbresh.info e konfimroi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana në Prizren. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë një viktimë mashkull.”, tha ai.

Bytyqi bëri të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia.

“Në ora 19:00 nga ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia.”, konfirmoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme