Google ADS

Prishtina barazon me Llapin, Drita me Dukagjinin

18:15 | 3 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e xhiros së katër që ishin para parë në kuadër të Superligën e Kosovës.

Prishina ka barazuar me Llapin, kurse Drita u ndal nga Dukagjini, shkruan Arbresh.info.

Ndeshja në Podujevë përfundoi 0:0.

Për Llapin është barazimi i parë dhe tani ka shtatë pikë, kurse Prishtina ka dy barazime e dy fitore dhe ka grumbulluar tetë pikë.

Ndeshja ndërmjet Dritës e Dukagjini përfundoi baras 2:2.

Dukagjini shënoi i pari nëpërmjet Bujar Shabanit, por Drita u kundërpërgjigj me Besnik Krasniqin që barazoi fillimisht rezultatin në 1:1, i cili shënoi edhe golin e epërsisë 2:1 pesë minuta më vonë.

Dukagjini e shënoi në minutën e 61-të.

Portieri, Kenan Haxhihamza, ishte vendimtar, pasi priti penalltinë e Besnik Krasniqit në minutën e 92-të.

Drita ka pesë pikë, kurse Dukagjini dy./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme