Google ADS

Halimi: Qeveria ua ka shtuar prindërve një brengë më shumë, duke i detyruar të vrapojnë nga një librari në tjetrën

17:09 | 3 Shtator 2023
E.G

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka thënë që Qeveria ua ka shtuar prindërve edhe një brengë këtë fundjavë, “duke i detyruar të vrapojnë nga një librari në tjetrën, e të presin në radhë të gjata, për librat që shpesh edhe nuk mund t’i gjejnë”.

Lidhur me këtë çështje, Halimi përmes një postimi në Facebook tha se në vend që të flisnim për digjitalizim , “na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë!”, shkruan Arbresh.info

“Sot është e diel, vikendi i parë i shtatorit, mot i jashtëzakonshëm, mundësi ideale që prindërit të kalojnë kohë pushimi me fëmijët e tyre, në Parkun e Gërmisë apo kudo tjetër. Mirëpo Qeveria që komplikon gjithçka, ua ka shtuar një brengë më shumë, duke i detyruar të vrapojnë nga një librari në tjetrën, e të presin në radhë të gjata, për librat që shpesh edhe nuk mund t’i gjejnë.”, shkroi ajo.

“Kjo nuk do të ishte temë sikur të kishim një Qeveri të përgjegjshme dhe të dijshme. Tashti në vend se të flisnim për digjitalizim të shkollave e inteligjencë artificiale, sikur krejt bota e zhvilluar, na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë!”, u shpreh Halimi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme