Tani edhe zyrtarisht Meriton Korencia është pjesë e klubi turk, Manisa FK, duke e kompletuar transferimin nga Ballkani i Suharekës.
Ka qenë klubi turk që përmjet rrjeteve sociale ka njoftuar transferimin e lojtarit, me një video dhe foto.
Mesfushori nga Rahoveci ka qenë pjesë e Ballkanit në tre vitet e fundit ku padyshim ishte ndër lojtarët kryesorë të ekipit nga Suhareka.
26-vjeçari gjatë tre viteve qëndrim te Ballkani ka zhvilluar 130 ndeshje teksa ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë duke qenë një lider për skuadrën e Ilir Dajës, shkruan telegrafi.
Meriton Korenica kishte kontratë me Ballkanin edhe për dy vite deri në qershor të vitit 2025.
✍️ Ailemize Hoş Geldin Meriton Korenica 🤝 pic.twitter.com/8hCbS5pYJ7
— Manisa Futbol Kulübü (@ManisaFK) September 3, 2023
Ashtu siç kishte lajmëruar Telegrafi, klubi i Ballkanit do të fitojë 200 mijë euro nga shitja e lojtarit, ndërsa nëse Manisa siguron inkuadrimin në Superligën e Turqisë, do të vijnë edhe 50 mijë euro të tjera bonuse.
Ballkani po ashtu ka mbajtur 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme.
✍️ 𝓜𝓮𝓻𝓲𝓽𝓸𝓷 𝓚𝓸𝓻𝓮𝓷𝓲𝓬𝓪 🤝 pic.twitter.com/WiAOPP5qXe
— Manisa Futbol Kulübü (@ManisaFK) September 3, 2023
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...