Familjes së bukur të Lyrical Son do t’i bashkohet edhe një djalë

12:03 | 3 Shtator 2023
E.H

Reperi i njohur kosovar, Festim Arifi po bëhet baba për herë të tretë.

Lajmi i bë i ditur nga gruaja e tij Gresa Krasniqi e cila ka ndarë disa imazhe nga ‘Baby Showr-i” që ka organizuar, shkruan Arbresh.info.

Reperi i cili me emrin artistik njihet si Lyrical Son është baba edhe i dy vajzave të tjera Eva dhe Erika.

Në bazë të imazheve të fundit, duket se Festimi dhe Gresa po bëhet prindër të një djali.

Edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, Gresa duket mjaftë në formë teksa fotografitë që kanë publikuar janë mjaftë të ëmbla.

Nuk kanë munguar as urimet për çiftin, ndërsa në mesin e urimeve të shumta u bashkangjitemi edhe ne, me shpresën që talenti i reperit më të suksesshëm në të gjithë shqiptarinë, të trashëgohet tek djali i tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme